“Po më ndihmojnë vetëm hoxhallarët”, ferizajasi kërkon ndihmën tuaj. Thotë se vuan nga shumë sëmundje
Ka vite që ka probleme me shëndetin. Gjendja e tij thotë se u përkeqësua kur gjatë kohës së luftës u rrah brutalisht nga serbët. Nga ajo kohë, Flamur Kenzi nga Ferizaj thotë se ka probleme serioze me shëndetin.
Flamuri ka telefonuar në adresë të Nacionales ku ka treguar për hallin e tij.
Ai gjatë vizitës se ekipit, tha se i duhen rreth 17 mijë euro për ta kryer një operim në zemër. Para këto të cilat Flamuri thotë se nuk i ka.
Dëgjojeni rrëfimin e Flamurit.