“Po i japin dëshmitë që u rrxu, autopsia ka dalë që ka goditje në kokë me mjet të fortë”
Kumrije Temaj nga fshati Shtupel i Klinës, tash e një vit po kërkon drejtësi per djalin e saj të vetëm, tashmë të ndjerë Jetonin.
Ajo në kokë ka shumë pikëpyetje për vdekjen e të birit. Pasi personat e dyshuar sipas saj para gjykatës nuk kanë thënë të vërtetën. Ata thonë se Jetoni vdiq si pasojë e rrëzimit nga vetura, ndërsa raporti i autopsisë flet ndryshe.
“A ka ligj, a ka shtet. Me ma mbyt djal hasretin e asnjë ditë në burg jo...Ata janë kriminela, unë nuk kam para me dhënë, jam nënë pa krah”.
Jetoni nga data 27 maj i vitit 2022 qëndroi në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. E me 16 qershor, ai ndërroi jetë.
Ndiqni rrëfimin e nënës, Kumrije Temaj. Flasin dy nga katër personat e dyshuar:
VIDEO: