Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë, MINT publikon çmimet për derivate
Shtrenjtimi i naftës nuk ka të ndalur. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për datën 22 korrik 2026. Në bazë të këtij njoftimi çmimi i naftës është ngritur për një cent krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës sot do të jetë 1.67 euro.
Çmimi i benzinës pritet të jetë 1.48 euro-litri, kurse gazi: 0.60 euro litri.