Gjeneral Major Mykhailo Drapatyi emërohet komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën se Gjeneral Major Mykhailo Drapatyi, do ta marrë pozitën e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.
Në adresimin e tij të mbrëmjes, Zelensky gjithashtu tha se i ka ofruar ish-ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, “një pozitë të denjë” për ta mbikëqyrur komponentin teknologjik të shtetit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Shkarkimi i befasishëm i Fedorovit ka shkaktuar krizë politike në Ukrainë, duke nxitur edhe protesta.
Para disa ditëve, televizioni publik britanik, BBC, raportoi se shumë ushtarë ukrainas janë të pakënaqur me shkarkimin e ministrit të tyre.
Komandanti i përgjithshëm është udhëheqës profesional i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ky post është themeluar nga Zelensky më 28 mars 2020. Para kësaj date, komandant i përgjithshëm ishte komandanti i Shtabit të Përgjithshëm.