Hamza fton qytetarët t’i bashkohen protestës së 1 tetorit: Të ngrehim zërin kundër padrejtësisë në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e 1 tetorit, e cila do të mbahet në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të Speciales ndaj krerëve të UÇK-së.
Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar se të gjithë bashkë duhet të protestojnë kundër padrejtësisë.
“Qytetarë të dashur, Ju ftoj që më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të bashkohemi me studentët, veteranët dhe qytetarët e vendit tonë për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë. Të bashkuar, ta mbrojmë të drejtën dhe dinjitetin tonë. Të gjithë bashkë, më 1 tetor! Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza.