Tahiri: Nuk ka seriozitet për zgjedhjen e presidentit
Shefi i Grupit Parlament të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se nuk ka seriozitet që në këtë legjislaturë të zgjidhet presidenti i ri.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka bërë me dije se përgjegjësinë kryesore për këtë e ka VV-ja e Albin Kurtit.
“Nuk ka seriozitet, ju them me përgjegjësi të plotë. Sot në Kosovë nuk ka as seriozitet, as nivel përgjegjësisë, e as vullnet politik me bo një president. Se po të kishte, as kryeministri, e as liderët e partisë nuk kishin flejt tu u mundu me ia dhënë Kosovës një zgjidhje. Mos më bo gaz, mos më bo hor me shkue çdo 3 muj në zgjedhje. Po fakti që një kryetar i partisë që është edhe kryeministër, një javë ne Neë York, fakti që Kuvendi i Kosovës nuk mbledhet për 9 ditë. Fakti që sot është dashur kaq gjatë me fol e me diskutue për me ardhë deri te një qëndrim për të hënën, tregon papërgjegjësi totale. Aleanca nuk bëhet pjesë e papërgjegjësive, as i debatit jo serioz”, ka thënë Tahiri.