‘Pleqve tuj iu ra të fiktë’: Pamje ‘ferri’ nga toIIovia e madhe ku pleqtë detyrohen të shkojnë çdo të premte për të dëshmuar se janë gjallë
Çdo të premte të moshuarit në Drenas obligohen të dëshmojnë që janë ende gjallë.
Në këtë komunë për dallim nga komunat e tjera, vetëm në ditën e premte mund të lajmërohen. Verifikimi i tyre fillon që nga ora 9:00 e mëngjesit e deri në ora 12:00 e ditës.
Ekipi i gazetës Nacionale ka qëndruar sot gjatë atyre orëve në Drenas, ku ishte shkaktuar një tollovi e madhe e që sipas të moshuarëve, cdo të premte gjendja është e njëjtë.
Përvec pritjeve të gjata në koridor dhe jashtë objektit, problemi tjetër qëndron edhe tek punonjësit e ministrisë që janë të obliguar të fillojnë punën e tyrë në ora 9:00 por që asnjëherë nuk fillon me kohë.
Për të kuptuar më shume ndiqeni storien në vazhdim: