PDK kërkon rivotim në Mitrovicë
Deputeti Përparim Gruda deklaroi se fletëvotimet janë bartur nga një klasë në tjetrën.
“Jam këtu për të shprehur shqetësimet e PDK-së, lidhur me dyshimet për cenimin e procesit zgjedhor në komunën e Mitrovicës. Procesi është shoqëruar me ndikim te votuesit, presion të madh. Kjo është vërejt edhe në ditën e votimit kur gjithë kabineti qeveritar ka qëndruar në Mitrovicë.”, tha Gruda në konferencë për media.