Pas Rozeta Hajdarit edhe Irfan Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar lidhur me skandalin e rezervave shtetërore
Ish-sekretari në MINT, Irfan Lipovica është intervistuar në Prokurorinë Speciale për çështjen e Rezervave Shtetërore.
Lipovica ka nisur intervistimin menjëherë më të dalë Rozeta Hajdari, deputete e Vetëvendosjes që shërbeu si Ministre e Industrisë dhe Tregtisë.
Intervistimi i Lipovicës ka zgjatur mbi një orë e gjysmë.
Me të dalë nga Prokuroria Speciale, avokati i tij, Feim Alaj, deklaroi para mediave se klienti i tij është thirrur në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore, duke theksuar se rasti është ende nën hetim. Ai nuk dha asnjë detaj shtesë.