Pas darkës me Memlin, Albin Kurti i dha fund edhe Kurtit 2
(Video-komenti i plotë i Berat Buzhalës)
Në momentin kur kryeministri Albin Kurti i çoi ftesat për darka për udhëheqësit e opozitës, ai në një formë e përmbylli mandatin e tij 4 vjecar, para kohe.
Për mu është irelevante a kanë me u mbajtë qito zgjedhje në korrik, në gusht, në shtator a në tetor.
Fakti që Kurti shprehi disponimin për zgjedhje të parakohshme, nënkupton që ai ma nuk ka viziton për këtë mandat, ai e ka rikapitulu komplet aktivitetin e tij.
Se cka ka dhanë për këto vjet, e dini secili prej jush, e dini në rrogat e juaja, në infrastrukturën e juaj, në shëndetësinë e juaj, në integrimin e juaj në strukturat euro atlantike, në integrimin e vendit në pjesën veriore, kudo ju jeni dëshmitarët ma të mirë.
Ajo që më ra në mend kur e pashë kryeministrin të ulun me Memli Krasniqi, ke fjalimi i mbajtun i Kurtit me Osmanin, në mënyrë triumfaliste, në të ftohtë, veshun me rroba të trasha, me ni ton të ulët dhe ia vunë kornizat mandatit të tyne katër vjeçar.
Në ndërkohë, kur thonë e luftojmë me ngulm dhe pakompromis korrupsionin, Martin Berishaj, shoku i tyne, ambasadori jonë në Kroaci, vazhdon me kanë nën hetime, edhe pse është i marrun në pyetje.
Këta jo që nuk e kanë luftu korrupsionin, por ia kanë dhanë një dimension të ri korrupsionit, kanë tregu që personat e korruptuar për ta, janë të paprekshëm para ligjit.
Ata tjerët janë kanë hajna.
Kryetari i Bordit të KEK-ut, ka nejtë në burg, nën hetime për korrupsion.
Kanë shpallë kushedi sa tendera njëburimor, korrupsion.
Ka edhe raportet e fundit që flasin për korrupsion serioz, sic është raporti i fundit i DASH-it.
Kosova dështoi me u bë pjesë e KiE-së, për shkak të tyne, raportet me SHBA kurrë nuk kanë qenë më të këqija, asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë, përkundrazi SHBA nuk e takojnë këtë kurrë përvec kur i binë ultimatume, për më tepër Kosova vazhdon me i pasë sanksionet e BE-së, për mënyrën se si e ka menaxhu veriun e vendit.