Vetëvendosja kërkon “t’i ik kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare,” thotë Hoxhaj
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Vetëvendosjen se po shmang kontrollin dhe mbikëqyrjen parlamentare ndaj Qeverisë dhe institucioneve publike.
“Partia në pushtet sot nuk po do të qeverisë kur është në qeveri, po do t’i ikë kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.
Ai kritikoi mungesën e mbikëqyrjes parlamentare për dy vjet, duke thënë se është cenuar funksionimi i republikës parlamentare.
Hoxhaj kërkoi që PDK-ja dhe subjektet tjera politike të rikthehen në rolin e mbrojtjes së demokracisë dhe sundimit të ligjit.