Pamjet se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit "mund të jenë zhdukur", sipas Albulena Haxhiut
Rasti i Astrit Deharit është duke u bërë një nga rastet më kontradiktore të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Informatat e fundit e bëjnë këtë rast jo vetëm kontradiktor por edhe që krejt puna po shkon të bëhet një “dirty case” (shq. rast i ndyrë).
Të dhëna shqetësuese janë duke dalë në shesh sa i përket rastit të Astrit Deharit, përkatësisht vjedhjes së mostrave në dhomën e dëshmive në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Pamjet e kamerave se kush ka hyrë në atë dhomë ka mundësi që të jenë shlyer komplet. Këtë e konfirmoi për Nacionalen, vet minstrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Por si erdhi deri tek ky detaj. Gjithçka doli nga vet zyret e Vetëvendosjes.
Të enjtën e 16 shkurtit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi doli me disa akuza tepër të rënda ndaj bashkëpartiakeve të cilët janë në Qeveri. Ai bile po akuzon të parin e partisë dhe Qeverisë, Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, ndër personat kyç në VV, Alubulena Haxhiu.
Sipas deputetit Abazi, të gjitha faktet që zbërthejnë rastin e vjedhjes së mostrave të Astrit Deharit janë tek pamjet e kamerave.
Por kur Nacionale pyeti minsitren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nëse egzistojnë këto pamje ajo tha diçka shqetësuese, pamjet e kamerave që tregojnë se kush hyri në dhomën ku gjendeshin mostrat e rastit Dehari mund të mos egzistojnë. Arsyeja është e thjeshtë por edhe absurde. Krejt rasti se kush i vodhi mostrat mund të mos zbulohet. Kësisoj rasti Dehari komplikohet edhe më shumë. Por si? Mësojeni përmes videos: