Pamje nga Emergjenca në QKUK ku po trajtohen të plagosurit nga gjuajtjet me armë në Aktash
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në kryeqytet.
Sipas asaj që dihet deri më tani, në gjuajtjen me armë që ndodhi në lagjen “Aktash” në Prishtinë, janë përfshirë familja Gashi (të njohur ndryshe si ‘Capat’) dhe familja Sekiraqa.
Prokuroria ka konfirmuar se nga gjuajtja me armë zjarri një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pesë persona të tjerë dyshohet se kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.
Tek Emergjenca e QKUK-së në Prishtinë, gazetarja e Gazetës Nacionale, Anita Nikaj, ka bërë të ditur se zyrtarët policorë po kontrollojnë çdo person që po hyn në këtë repart, shkaku i rrezikshmërisë së rastit.
Në oborrin e QKUK-së, janë parë edhe dhjetëra familjarë të familjes Gashi dhe Sekiraqa.
Ndiqeni raportimi LIVE nga QKUK: