Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat masive në Aktash, policia aktivizon Unazën e Çeliktë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen Aktash të Prishtinës, ku siç ka mësuar fillimisht Nacionale përmes burimeve, një person ka humbur jetën dhe disa persona janë plagosur si pasojë të shtënave me armë zjarri.
Ndërkohë, Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar për Kallxo.com vdekjen e personit.
Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi, janë personat e plagosur, sipas Sinjalit. Sipas mediumit, Sekirqara dyshohet se ka marrë plagë në këmbë.
Mjeku i urgjencës Avdush Bajgora ka konfirmuar për TëVë1 se persona e plagosur nga të shtënat janë në gjendje të rëndë.
Nacioale ka mësuar se Policia është duke realizuar kontrolle të rrepta para QKUK-së, ku po trajtohen të plagosurit nga gjuajtjet me armë
Të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat, në dritën e një incidenti të mëparshëm që përfshinte një të plagosur nga familja Capat disa muaj më parë.
Policia e Kosovës ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, duke shtuar pikat e kontrollit në lokacione të ndryshme.
Nacionale ka siguruar pamje nga vendi ky dyshohet se kanë ndodhur të shtënat.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë informata zyrtare në lidhje me ngjarjen.