"Palaçoja në Pallat Mbretëror", një orë intervistim nga Prokurori dhe Tomë Gashi që erdhi kot - NACIONALE

"Palaçoja në Pallat Mbretëror", një orë intervistim nga Prokurori dhe Tomë Gashi që erdhi kot

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, bëri bujë kur doli për të kërkuar nga Prokuroria që të intervistonte prej kryeministrit Albin Kurti e deri tek Dejona Mihali për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, por përfundoi duke vetë ai nën intervistim. Për një orë ndodhi gjithçka dhe asgjë

Është ora 9:30 dhe jam rrugës për te objekti i Prokurorisë Speciale. Për dallim nga Pallati i Drejtësisë ku gjenden shumica e gjykatave, Prokuroria Speciale gjendet në një objekt komercial. Te hymja e saj, janë edhe hymjet e një “Call center” dhe kompani marketingu. Ngjitas tyre është një dyqan dhe një kafeteri. Asgjë nuk duket “speciale”. Megjithatë pozita dhe vendosja e Prokurorisë nuk ka rëndësi, sepse aty po ndodhë një ngjarje speciale, për nga rëndësia.

Aty e ka zyren Prokurori më i përfolur i momentit, Afrim Shefkiu, që po merret me rastin e zbardhjes së vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari në vitin 2016 në dhomën e paraburgimit në Prizren. Shefkiu si prokuror i Departamentit të Terrorizmit e mori këtë rast të ndjeshëm pasi me kërkesë të prindërve të Deharit, lënda kaloi nga Gjykata Themelore në Prizren, te ajo e Prishtinës. Më pas nga Themelorja e Prishtinës, rasti u transferua te Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ka ditur të ndodhë gjithçka gjatë shtatë viteve të fundit sa i përket rastit të Deharit, por prej që Lëvizja Vetëvendosje morri pushtetin në mars 2021, procese kontradiktore kanë nisur të ndodhin. Madje brenda partisë.

A ia bëri Hakia gropën vetës?

Për vite të tëra, Lëvizja Vetëvendosje e ka përdorur rastin e Astrit Deharit për të shpërfaqur sistemin e dështuar të drejtësisë dhe këtë problem të “prokurorisë e gjykatave” e ka përdorur për të dhënë qëndrim politik. Sipas kësaj partie, Dehari ishte vrarë. Dhe ai ishte vrarë nga kundërshtarët e tyre politikë. Ky ishte mesazhi i tyre!

Ose thënë më butë: e ka përdorur Deharin për të argumentuar se politika e tyre është ajo që i duhet vendit. Askush nuk mund ta mohojë rëndësinë që vdekja e Deharit ka pasur në proceset politike të vendit. Sidomos në rrugëtimin e Vetëvendosjes.

Kësisoj, ajo që deputeti i VV-së, Haki Abazi ka për të thënë ka rëndësi të madhe. Për këtë arsye, akuzat dhe kërkesat e tij për liderët kryesor të partisë që drejton edhe Qeverinë, u morën seriozisht edhe nga Prokurori. Prokuroria nuk ftoj ata që Abazi tha se duhet intervistuar por e ftoi vet atë.

Toma si vizitor, sa me dhënë një deklaratë

Është ora 9:51 dhe të gjithë gazetarët janë në pritje të Haki Abazit që të vi tek Prokuroria. Por para tij, vjen avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi. Ai jo zyrtarisht me VV-në. Sidomos kur bëhet fjalë për rastin Dehari. Një natë më parë ai kishte kërkuar nga Prokuroria që t’ia lejonte atij që të bëhej pjesë e intervistimit të Abazit. Pasi hynë në Prokurori, Gashi del shpejt.

“Për bindjen time prokurori nuk dëshiron të jetë transparent dhe më largoi nga objekti”, tha Gashi, teksa u fliste gazetarëve.

Tentoj që të flas me të më privatisht, por më thotë “për një herë tjetër”. Kam shumë pyetje për të. Edhe për prokurorin i cili është komplet i panjohur në jetë dhe diskutim publik. Por për ta në ndonjë storje të radhës. Për tash, ndiqeni atë çfarë ndodhi në Prokurorinë Speciale ku ishte për t’u intervistuar deputeti Abazi.

Lajme të ngjashme