"Pa ndihmën tuaj, nuk i kisha marrë ato pare" - Pas raportimit në Nacionale, Malborit i kthehen 5 mijë euro
Malbor Shabani nga Kukësi, gjatë ditës së mërkurë në një intervistë për Nacionalen ka akuzuar një qytetar nga Malisheva se e ka mashtruar.
Malbori tha se i ka paguar 3 mijë euro për vizë pune, ndërsa edhe 2 mijë të tjera për sigurim shëndetësor, dhe i njëjti kërkoi që t’i kthehen paratë ose t’i dërgohen faktuarat e pagesave.
Mirëpo qytetari nga Malisheva, Gazmend Hoxha, ka eskaluar në telefon me gazetaren Leonora Kolukaj, me ofendime dhe tensione.
Mirëpo ngjarja ndërroi e tëra sot, pasi që Gazmendi dhe Malboro janë takuar.
Në një intervistë të dytë për Nacionalen, Malboro ka treguar se çfarë ndodhi gjatë takimit me Gazmendin, duke bërë të ditur se i janë kthyer paratë.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.