“O qen” – Tensione në seancën për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
Para gjykatës dolën Nexhat e Jeton Vllasaliu.
Dy vëllezërit po akuzohen për vrasje të rëndë. Ata akuzohen se e vranë biznesmenin Bedri Rexhepi, për t’ja marë 30 mijë euro.
Anipse, kur u vra, biznesmeni Rexhepi, me vete kishte jo më shumë se 8 mijë euro.
Seanca për shqyrtimin fillestar e planifikuar të mbahet sot, filloi në orarin e paraparë.
Megjithatë, ajo nuk u mbajt në mënyrë të rregullt, meqenëse përgatitjet për mbajtjen e saj, nuk isin bër siç duhet. Avokatët mbrojtës të të pandehurve, nuk kishin pranuar shkresat e lëndës, përçka, prokurori i rastit Armend Hamiti, u zotua se do t’i paijsë brenda afatit prej 8 ditëve.
Edhe avokati i familjes së të demtuarit, Besnik Berisha, u pajtua që seanca të shtyhet, derisa të furnizohen edhe avokatët e të pandehurve, me të gjitha shkresat e lëndës.
Meqenëse, lënda është vulominoze, dhe audio inçizimet duhet të përcillen përmes zyrës së IT-së në Prokurori, e avokatët duhet ta përgatisin mbrojtjen, seanca u shtye për datë 14.11.2022.
Seanca u përcoll me emocione të forta, nga familjarët e tashmë të ndjerit Rexhepi, deirsa në mbyllje të kësaj seance, njëri nga familjarët shpërtheu. “O qen, o të poshtër” iu drejtua familjari i Rexhepit, të dyshuarëve.
“E kam kapë për fyti” – Ja çfarë deklaruan dy të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
Kontradikta të theksuara janë vërejtur në deklaratat e të akuzuarit kryesor për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi. Jeton Vllasaliu, i marrë disa herë në pyetje, ka dhënë qëndrime të ndryshme në pothuajse secilën deklaratë. Megjithatë, në njërën prej tyre, ai e ka pranuar vrasjen e Rexhepit. Gazeta Nacionale i ka siguruar deklaratat në aktakuzën e dorëzuar dje dhe sjell detaje.
Më datën 7 tetor 2021, përderisa ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, Jeton Vllasaliu kishte konfirmuar se e ka mbytur biznesmenin Bedri Rexhepi. Ai, megjithatë, kishte mohuar se kjo kishte ndodhur për shumën e 30 mijë eurove. Vllasaliu ka thënë se gjithçka kishte nisur nga një përplasje çasti. Në Novobërdë, Vllasaliu pretendon se kishin shkuar për të shikuar një tokë për të cilën ishte i interesuar Bedri Rexhepi.
“Mbërritëm te ara, e kqyrëm, biseduam qysh e tek, unë i tregova atij rreth çmimit të tokës, ku ja majta 500 euro arin, ndërsa ai ishte i interesuar për 20 - 25 ari. Prej aty kemi shkuar te shtëpia e Nexhatit në Vllasali, me kerr, dhe kemi shku te kulla, aty s’ka pas asnji veturë. E kemi vërejt dhe kemi vazhdu para oborrit të shtëpisë. Kemi hy në oborr, nja 20 minuta duke lëviz në oborr, i thashë Bedriut: po hyjmë me pi kafe. I kemi pirë kafet, pastaj kemi fillu një fjalosje me të, jemi ngrit në këmbë, e kam kap për fyti Bedriun, e kam rrëzuar në tokë, afër shporetit të druve dhe kauqit, ashtu kam vazhdu me majt derisa nuk ka lëviz më Bedriu, dhe kur e kam pa që nuk po lëviz, kam tentu me i dhanë ndihmë, e kam ndrydh në gjyks 5 - 6 minuta, jam munu me ia kthy jetën. I kam qit ujë të ftohtë, por nuk lëvizte. Kur e vërejta që nuk po lëviz fare, e kam marrë një kese të najlonit me ngjyrë të zezë dhe ia kam vendos atë llastik në kokë Bedriut, e kam lidh me konop toje, këtë veprim e kam bërë pasi nuk kam mujt me pa në fytyrë, dhe trupin e kam qitë në katin e tretë”, thuhet në një pjesë të dëshmisë së Jeton Vllasaliut, në aktakuzën e siguruar nga Nacionale.

Pas vrasjes, Jeton Vllasaliu kishte konfirmuar se e ka kontaktuar vëllanë e tij, Nexhatin, me të cilin do të shkonin të nesërmen në Novobërdë për ta fshehur trupin.
“Nexhati më ka thënë: banja qaren vetit qysh dush e shko, hiqma njerin prej shtëpie, se ka me kallë atë shtëpi. Tu e lutë, ai pranoi me më ndihmu. Të nesërmen në mëngjes, pa u zdritë, unë kam dalë edhe më tha hyp në kerr, jemi nisur në drejtim të Novobërdës. Rrugës më ka qortuar: “çka ke ba” dhe më tha: “lajmëroje rastin”. Shkuam direkt te shtëpia. kemi shkuar afër plemes. ia kam çelë dyert edhe kemi shku te shtëpia. E kam marrë ni perde edhe kemi hyp nalt. Pasi kemi arritur te kufoma e Bedriut, u kthy mrapa, i thashë hajde nimom edhe ka ardhë me më nimu, e kemi pështjellë trupin me perde dhe e kemi marrë konopin. Dolëm poshtë në korridor, e kam lëshu trupin në bagazh të veturës. Mrena, në shupë, e kam marrë një kaci të zallit dhe një kazmë”, kishte deklaruar më tej Jeton Vllasaliu.

Çfarë thanë dëshmitarët e tjerë?
Prokurori Armend Hamiti ka në aktakuzë 29 dëshmitarë. Një pjesë e tyre janë familjarë të të akuzuarve dhe viktimës, kurse një pjesë tjetër miq.
Në dëshminë e saj para Prokurorisë, Dardane Shyti, bashkëshortja e Bedri Rexhepit, ka përmendur një letër që e dëshmonte marrëveshjen e Rexhepit me Vllasaliun për shitblerjen e dy veturave.
“Unë kam qenë duke e kërkuar një recetë të mjekut, hasa në një letër ku mendoj që kjo letër është shkruar gjatë bisedimit mes Bedriut e Jetonit në lidhje me këto dy kerre që Bedriu ka pasë me shku me i marrë në Ferizaj. Shkrimi është i Bedriut dhe këtë letër e dorëzoj në Prokurori. Bedriu më ka thënë: po shkoj po e marr Jetonin dhe kemi me i marr dy kerre në Ferizaj. Atë ditë nuk e di saktë sa para i ka marrë me vete”, ka thënë ajo, bëhet e ditur në aktakuzë.
Njëri nga dëshmitarët, Ismet Rexhepi, kishte qëndruar me Jeton Vllasaliun pak ditë para se ky i fundit të arrestohej.
“Unë kam biseduar me Jetonin para se me u burgos, pasi ka dhënë intervistë në Lipjan para arrestimit. Ai ka kërkuar me u taku me vëllain tim që me e gjetë Bedriun. Jemi ulë te betonat në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Më ka thënë: Bedria është njeri i mirë, nuk i ka pasë broxh kërkujt. Në dy tri pyetje të mia ai nuk u përgjigj. Njëra prej tyre ka qenë: çka ke mëndu, kur i ke thënë Durimit se ai ka mu gjet shnosh e mirë, por ka me u prish shoqëria mes neve, por nuk u përgjigj”, kishte deklaruar Ismet Rexhepi.
Dëshmitar tejet i rëndësishëm për Prokurorinë është edhe Almir Osmani. Ky i fundit ishte duke e pritur Bedri Rexhepin në Ferizaj, për shitblerjen e dy veturave. Osmani, në dëshminë e tij, konfirmon që Rexhepi kishte pasur të shkonte atje bashkë me Jeton Vllasaliun.

Krimi dyshohet të kishte ndodhur për 30 mijë euro, të cilat Bedri Rexhepi mendohej se i kishte. Plani, sipas Prokurorisë, ishte bërë nga dy vëllezërit dhe i ndjeri ishte dërguar në shtëpinë në Novobërdë.
SHËNIM: Personat e përmendur janë vetëm të akuzuar dhe janë të pafajshëm deri në vendimin përfundimtar nga gjykata.


