“Nuk po mundemi me ia dale…shteti le ta dine që kena me nejt në shtëpi”: Dhjetëra fëmijë me autizëm në rrezik të mbesin pa shërbime - NACIONALE

“Nuk po mundemi me ia dale…shteti le ta dine që kena me nejt në shtëpi”: Dhjetëra fëmijë me autizëm në rrezik të mbesin pa shërbime

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Në shoqatën "Autizmi" në Prishtinë, po rrezikojnë të mbesin pa shërbime dhjetra fëmijë.

Kjo pasi në mungesë të donacioneve, shoqata ka kërkuar që të rritet çmimi i shërbimeve që fëmijët i kanë marrë si ato për stimulim psikologjik, logopedi e ergoterapi.

Bile në mungesë të donacioneve rreth 20 fëmjë autik – raste sociale, tash e 2 muaj kanë mbetur pa trajtim.

Prindërit e tyre kanë shprehur hallin e tyre, e iu bënë thirrje Qeverisë e Komunës së Prishtinës.

Këngëtarja Arta Bajrami është njëra nga nënat që i trajton dy fëmijët e saj në këtë OJQ.

“Nga 150 euro në 240 euro…Kjo kosto është e papërballueshme për prindërit duke i ditur të ardhurat ekonomike”, u shpreh ajo.

Ndërsa Valentina Rrahmani i bënë thirrje institucioneve që kërkesat e tyre të mirren parasysh.

“Po kërkojmë prej shtetit, pushtetit që terapitë e fëmijëve tanë me qenë pa pagesë... Në familjen time nuk mundemi me punu edhe unë edhe burri”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme