Tensione në gjykimin ku Suzana Sekiraqa akuzohet se e privoi nga jeta me sëpatë bashkëshortin, përfshihet nëna e të ndjerit - NACIONALE

Tensione në gjykimin ku Suzana Sekiraqa akuzohet se e privoi nga jeta me sëpatë bashkëshortin, përfshihet nëna e të ndjerit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të hënë është mbajtur seancë, ndaj Suzana Sekiraqa e cila dyshohet se e vrau me sëpatë bashkëshortin e saj.

Në seancë u përfshi edhe nëna e të ndjerit. Ndër të tjera ajo tha se nuk do ia fal ish-nusës krimin e kryer.

Video:

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 17 dhjetor 2019, Suzana Zogiani-Sekiraqën e kishte shpallur fajtore për vrasje të rëndë dhe të njëjtën e kishte dënuar me 25 vjet burgim,

Lidhur me këtë vendim, ankesë kishin parashtruar dy palët mirëpo më 3 korrik 2020, Gjykata e Apelit përmes aktgjykimit i refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe e vërtetoi aktgjykimin e Themelores, pasi që konsideroi se gjykata e shkallës së parë qasjen ndaj fakteve vendimtare e kishte të drejtë dhe të ligjshme.

Më 28 tetor 2020, e akuzuara përmes mbrojtësit të saj parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër dy aktgjykimeve të lartcekura, duke pretenduar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale si dhe shkelje të Ligjit Penal.

Mirëpo, më 28 prill 2021, Gjykata Supreme përmes aktgjykimit refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga parashtruesja e kërkesës. Andaj, e njëjta iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të anulohen aktgjykimet e gjykatave të rregullta, në mënyrë që të “krijohen kushte për gjykim të drejtë dhe të paanshëm”.

Lajme të ngjashme