Njihuni me shqiptarin që u lind në Amerikë, por shet byrekë, flia e "Golden Eagle" në Nju-Jork - NACIONALE

Njihuni me shqiptarin që u lind në Amerikë, por shet byrekë, flia e "Golden Eagle" në Nju-Jork

1 muaj më parë

nga Mirlind Behluli

Filyp Kajtazi është shqiptar i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, Kajtazi nuk i ka harruar traditën dhe prejardhjen e tij etnike.

Në Nju Jork të ShBA-së, Kajtazi ka një dyqan, ku shërben ushqim tradicional shqiptar. Me prejardhje nga Zymi i Hasit të Prizrenit, Kajtazi tregon se ka një histori të gjatë në këtë dyqan, i cili ishte hapur para se më shumë se 30 vite.

“Unë prejardhjen e kam prej Zymit të Hasit të Prizrenit. Unë jam lindur këtu në ShBA…Edhe pse jam lindur këtu, nuk bën me e harru kombin tonë” – nis rrëfimin e tij Kajtazi.

Në rrëfimin e tij, Kajtazi tregoi edhe ardhjen e parë në Kosovë.

“Këtu shesim byrekë, baba jem e ka çel dyqanin në vitin 1992. Jemi në biznes prej asaj kohe, nuk e kemi mbyllur deri tash. Kjo është tradita e jonë e Hasit, sepse krejt e dinë që Hasani merret me furra. E kam ndjek traditën e babës” – tregon Kajtazi.

Furrtari shqiptar nga Nju Jorku tregon se, përveç shqiptarëve, ka edhe klientë të ndryshëm nga e gjithë bota.

“Shumë ju pëlqen byreku të hujve, shumë." - thotë ai.

Lajme të ngjashme