“Më ka lënë 30 minuta me prit”: Rrëfehet i mituri që u aksidentua me veturë nga zyrtari i Presidencës - NACIONALE

“Më ka lënë 30 minuta me prit”: Rrëfehet i mituri që u aksidentua me veturë nga zyrtari i Presidencës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale ka raportuar këto ditë për përfshirjen e një zyrtari të lartë të Presidencë në një aksident ku u shkel një fëmijë. Gazetari Vullnet Krasniqi, tashmë ka marrë edhe rrëfimin e fëmijës që u aksidentua, pasi bisedoi me prindin e tij dhe policin që mori rastin në dorë.

Fëmija i ka thënë Nacionales se nuk ka qenë duke luajtur me top në momentin kur ndodhi aksidenti:

“Atë ditë jam kanë t’u nejt me disa shokë, t’u e kalu rrugën ai ka ardhë si shpejt me karrë. Më ka rrokë, kur më ka rrokë, ka shku 3-4 metra më poshtë, s’ka mujt me ndalë kerrin, shenja është 40, ai ke përfarësisht 60, s’e ka ndalë këtu hiç. S’është e vërtetë (që kam qenë t’u lu me top)”.

Gazetari telefonoi sërish policin, Avni Selaci, i cili u shpreh:

“N’deklaratë janë senet. Krejt jon n’deklaratë. Unë e kom marrë në pyetje vet. Po, po, ai thotë që kam vrapu dhe jam përplasë në rrugë”.

Fëmija i aksidentuar, ka rrëfyer për Nacionalen se pas aksidentit, zyrtari i presidencës, Artan Hoxha e ka lënë të pres për 30 minuta, dhe më pas, nuk e ka dërguar deri në shtëpi, por e ka lënë një kilometër larg.

“Jo nuk kam qenë t’u vrapu. Më ka lënë më prit 30 minuta kur më aksidentu, nuk më ka afru në shtëpi, më ka lënë një kilometer larg, në gjysmë të rrugë. Kur shkon te mjeku duhet me thirrë policinë, ma boni kom mu nisë për udhë, s’po du me nxjerr problem, unë i thash qysh, njëra mjeke tha duhet me thirrë policinë, tjetra tha nuk koke shumë i lënduar, s’pe marrim parasysh. Qa t’tregova ty i kam thënë policit, kam qenë t’u lujt, më ka rrokë edhe për mjeken.” – ka thënë ai.

“Jo (nuk kam nënshkru). Kur u qova të nesërmen me shku të polici, këmba, dora sidomos, mu koçit këmba. U sill mirë polici, derisa foli me Artanin”. – u shpreh tutje.

Çka ndodhi?

Artan Hoxha, zyrtar i lartë ekzeklutiv në Kabinetin e Presidentes Vjosa Osmani, është përfshirë në një aksident më 29 mars 2024, ku si pasojë shkeli një fëmijë 14 vjeçar. Sipas rrëfimit të prindit, një polic i Kosovës i tha atij “që të mos hapë rast’.

Prindi i Ledionit 14 vjeçar, në një rrëfim ekskluziv për Nacionalen, tregon se z.Hoxha, pasi shkaktoi këtë aksident, iku nga vendi i ngjarjes.

“Me ikë ashtu dhe mos me u përgjigjë. Kjo është krim." - thotë ai për gazetarin Vullnet Krasniqi.

E Artan Hoxha, në rrëfimin e tij për Nacionalen, thotë se ‘ishte gabim i tij që nuk e lajmëroi policinë’.

“Gabimi jem u kanë që nuk e kam lajmëru policinë, po për qët’ gabim le të vendosë Gjykata, a po kupton?.” - ka thënë Hoxha.

“E ka nalë kerrin, i ka thanë fëmijës me pritë 30 minuta se ka pasë me i cu do sene në Marigonë.” - rrëfen prindi në anën tjetër.

“Domethënë ma e rëndësishme është cka ka pasë në kerr të tij, që nuk e di, se sa me e lajmëru Policinë se sa që e ka shkelë një fëmijë në rrugë edhe nuk e ka shkelë qaq pak.” - vazhdon rrëfimin ai.

“Unë e pata për bligim me e cu te mjeku, me këqyrë mos ka thy najsen ose dicka, se unë nuk kam mujtë me i mëshu atij fëmijës me derë të parë, a je tuj kuptu?”, e kthen Hoxha në këtë kontekst.

“Kur e con fëmijën aty iu thotë mos trego se ke bë aksident, a po kupton se kur të vijnë policia tani na ndalin e na hupin një termin që kam.” - thotë prindi.

Rrëfimi nga momenti kur babai i Ledionit u kthye në shtëpi në pesë të pasditës.

Kur babai i Ledionit, kthehet në shtëpi në ora 5 pasdite, pas kryen punën atë ditë, ai rrëfen ngjarjen si më poshtë:

“E pranon, po thotë po nuk kam pasë kohë dhe nuk u kanë qaq i lëndumë. I thash po qysh nuk u kanë qaq’ i lëndumë, ku e konstatove ti. Thotë po këqyre unë të rri mas, se kam të njofshëm e ckado që ka nevojë. i kam thanë jo zotni me m’pas nejtë mas, ti më kishe thirrë dhe më kishe vetë qysh e ki djalin. I thash unë rastin kam me e lajmëru. Kur shkoj në stacion policor hasi në Avni Selacin, qaq e mori serioz rastin tem, sa që kur foli me Artanin, tha Faik t’u kisha lutë mos me hapë rast. Polici më tha. I thash pse, tha se djali i ka fajet.” - rrëfen babai i Ledionit.

Versioni i policit Avni Selaci

Në versionin e tij rreth kësaj ngjarje, polici Avni Selaci, thotë veç tjerash si më poshtë:

“Na jemi kanë në vendin e ngjarjes, e kemi fotografu vendin e ngjarjes. Kanë lu me top midis rrugës. Edhe sa e ka pa kerrin, u përplasë me derën e djathtë. Nuk kemi pasë kamera.” - tha ai.

Lajme të ngjashme