Nis Java e Krenarisë në Prishtinë: Ende pa Kod Civil, pozita nuk arrin që të siguroj votat as këtë vit
Nën moton ‘’Kemi qenë dhe do të jemi’’, dje është bëre hapja e Paradës së Krenarisë, në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, ku kanë marr pjese ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe kryetarja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila.
Natyrisht aty kanë qenë prezent edhe shume shumë persona te cilët kanë marr fjalën e kanë uruar për hapjen e javës së krenarisë, mirëpo fokusimi mbetët të Haxhiu e Kusari Lila..
Pse?
Sepse tash e dy vite Haxhiu e Kusari-Lilaj, kanë dështuar qe të bindin bashke-partiakët e tyre që të votojnë Kodin Civil, i cili ju lejon martesën personave të gjinisë së njëjte.
Në ballkonin e Qeverisë, Haxhiu e Kusari-Lilaj, flisnin si të ishin në opozitë:
‘’...Kemi pasur sfida, jemi ballafaquar më kundërshtim e mospranim, kemi dëgjuar fjalime shqetësuese nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por ashtu siç kam thënë çdo herë po e them edhe sot ne jemi bashkë ne nuk dorëzohemi sepse të drejtat e njeriut nuk negociohen dhe pikë’’, tha Haxhiu
Nga kush i kemi dëgjuar këto fjalime e nderuara zonja ministre, nga deputetët e partisë suaj: Eman Rrahmani, Gazmend Gjyshinca, nga deputetët të cilët ju jeni ne koalicion me ta Burim Meta nga Guxo e Duda Balje, madje zonja Balje, është kryetari e komisionit për të drejta të njeriut. Pra, të drejtat e njeriut po u negociojkan edhe mirë bile.
Ndërsa në anën tjetër zonja Kusari-Lilaj në hapje të paradës tha:
‘’... E tha edhe Ministrja haxhiu, po e ri-përsëris se nuk kemi arritur në atë pikë, jo se kjo është një qeshje politike po e them sinqerisht mungon një guxim njerëzor’’, tha Kusari-Lilaj
Qysh nuk është qeshje politike mos-votimi i Kodit Civil, nëse kish pas mundësi me na e shpjegua zonja Kusari-Lilaj, se çka është mos votimi, a është mungese e guximit, marre, apo qeshje personale, por në fund të ditës edhe personalja është politike.
Mimoza, është duke harruar se si kryetare e grupit parlamentar të VV-së, e ka për detyre sigurimin e votave, e ka për detyre mbledhjen e deputetëve, diskutimin me ta etj. etj.
Ky përveç që është një dështim i Kusari-lilës, e cila në raste të ndryshme arrin që të mbledh deputetët po për Kod, pss diçka spo i ece.
Pa faj në ketë mes nuk është as kryeministri Kurti, i cili vitin e kaluar mezi doli në parade pas presionit të madh. Edhe Kurti deklaroj se vet do i mbledhë votat e nevojshme për Kodin Civil.
“Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëj thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi për mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”, ka deklaruar Kurti.
Po, kaluan e kaluan sa parada krenarie, e Kodi Civil spo dukët kund. Kuvendi edhe pak shkon ne pushim e dikur ka fundi verës ja nis fushata zgjedhore, e diku ka parada e radhës ja fillon me u diskutu prape Kodi Civil.
Ne komunitetit LGBTQ, aleateve të këtij komuniteti e të gjithë personave të cilët mendojnë e besojnë në liri e barazi, ju urojmë javën e krenarisë.