“Nga Malisheva në Barcelonë”- cilët janë ekipet ndërkombëtare që futbollistët e Kosovës kanë qejf të luajnë - NACIONALE

“Nga Malisheva në Barcelonë”- cilët janë ekipet ndërkombëtare që futbollistët e Kosovës kanë qejf të luajnë

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Një ngjarje e cila më së paku më përket mua si gazetar që nuk merrem me sport, bile jam kritikues i fortë i futbollit, po mbahej të mërkurën pasdite në Albi Mall.

Federata e Futbollit të Kosovës me gjithë problemet që ka me liçencim për shkak të kryetarit me aktakuzë Agim Ademi, po nisë sezonin pranveror. Pra Superliga e Kosovës po nisë sezonin e ri dhe aty ishin futbollistët më të mirë të të gjitha ekipeve më të mira.

Për disa momente gjithçka dukej sikur një ngjarje ndërkombëtare. Disa statuja nga letra ishin krijuar për futbollistët më të mirë. Teksa bënin fotografi me “statujat prej letre” unë vendosa që t’u bëjë dy pyetje: Cila është gjëja më e mirë dhe më keqe e të qenit futbollist në Kosovë?

Disa prej tyre mu përgjigjën me fjalinë se “gjëja më e mirë është e të qenit futbollist në Kosovë është grupi i fansave kosovar”, teksa tek pyetja se cila është “gjëja më e keqe” përgjigja ishte “kushtet e këqija”.

Kur folën për kushtet e këqija shumica i përmenden stadiumet dhe pagat, por edhe fakti që luajnë në një superligë që nuk është e famshme në Evropë.

“Por në rajon është më e famshmja”, thotë një prej tyre.

“Sidomos për fansat i kemi më të mirët”, shton një tjetër.

Teksa vazhdoj të flas me secilin prej tyre, i pyes se për cilin ekip jashtë Kosovës e kishin lëshu ekipin e tyre. Këto janë përgjigjet e tyre:

Lajme të ngjashme