Nëna i vdiq si pasojë e defektit të ashensorit, vajza emocionon me rrëfimin, gjykata i lëshon të dyshuarit në arrest shtëpiak - NACIONALE

Nëna i vdiq si pasojë e defektit të ashensorit, vajza emocionon me rrëfimin, gjykata i lëshon të dyshuarit në arrest shtëpiak

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me datë 20 qershor në Prizren një grua rreth moshës 47 vjeçare ka vdekur si pasojë e aksidentit që e pësoi në lift të banesës.

Banorët e kësaj ndërtese, i kanë thënë gazetarës Leonora Kolukaj, se gjithmonë kanë pasur problem me ashensorin. Pavarësisht kësaj kompania përgjegjëse ka qenë neglizhente, sipas banorëve.

Në një rrëfim për Nacionalen vajza e gruas që vdiq, ka treguar në detaje se si nëna e saj e kishte pësuar me fatalitet papërgjegjësinë e kompanisë.

Përsonat që dyshohen se janë përgjegjës për mirëmbajtjen e liftit, janë lëshuar në arrest shtëpiak nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi nuk është pranuar kërkesa e prokurorisë për paraburgim.

“Mami jem ka ndërru jetë për shkak të liftit, e personat përgjegjës janë në shtëpi duke nejt” – ishte kryefjala e vajzës që u rrëfye për Nacionalen.

Video:

Lajme të ngjashme