Ndodh edhe kjo: S'ka salla të lira me televizion në Gjykatë, shtyhet seanca për vrąsjẹn që ndodhi si shkak i fajdẹve në Prishtinë - NACIONALE

Ndodh edhe kjo: S'ka salla të lira me televizion në Gjykatë, shtyhet seanca për vrąsjẹn që ndodhi si shkak i fajdẹve në Prishtinë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Mungesa e një salle me telivizor e shtyu sot një seancë në Pallatin e Drejtësisë.

Seanca për vrasjen e Rexhep Tahirit në lagjen Arbëria të Prishtinës nuk u mbajt. Aty ishte i pranishëm të akuzuarit, gjyqtarët, avokatët, prokurorja, por mungonte infrastruktura. Konkretisht nuk u gjend një sallë me televizor, ku ishin planifikuar të shfaqeshin disa pamje.

Avokati Besnik Berisha insistoti se i duhej patjetër ekrani, për të shfaqur atë që kishte të planifikuar.

Pas 30 minutash pauzë, gjyqtari i rastit njoftoi se seanca nu kdo të mbahej.

Seanca do të mbahet muajin tjetër.

VIEDO:

Lajme të ngjashme