Momenti kur murmurima ia ndërpret fjalën Glauk Konjufcës, shkaktohen të qeshura në Kuvend pas shakasë së kryeparlamentarit - NACIONALE

Momenti kur murmurima ia ndërpret fjalën Glauk Konjufcës, shkaktohen të qeshura në Kuvend pas shakasë së kryeparlamentarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një moment i sikletshëm ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, teksa fliste kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Në Kuvend u dëgjua një murmurimë e fortë sa që bëri që Konjfuca ta ndalë fjalën.

Deputetët filluan të qeshin bashkë me kryeparlamentarin.

Ky i fundit tha një batutë që bëri të qeshin edhe më shumë deputetët e Kuvendit.

“Gjithmonë unë ua ndali juve mikrofonat, sot ke t’u ma ndalë mu dikush tjetër...” – tha Konjufca.

Lajme të ngjashme