‘’Molla e sherrit’’- Martin Berishaj përçan Osmanin e Kurtin - NACIONALE

‘’Molla e sherrit’’- Martin Berishaj përçan Osmanin e Kurtin

1 vit më parë

nga Anita Nikaj

A ju kujtohet Martin Berisha, ambasadori i Kosovës në Kroaci, qe po akuzohet për dallavere, e hajni.

Ambasadori i cili paguhet nga kompania serbe GEN, qindra mijëra euro.

Kur Nacionale, kishte publikuar skandalin e Berishaj, e qe lidhur direkt me energjinë ne Kosove, madje qe dyshohet që është i përfshire edhe ish drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, qe edhe ky i fundit wshtw tu u akuzuar për keqpërdorim te detyrës zyrtarë, u quan i madh e i vogël ne Kuvend e Qeveria për ta mbrojtur, te themi më mire për të i mbrojtur të dy.

Po Krasniqi është vetëm brenda territorit të Kosovës, e Martin Berisha është i përfshirë në skandal pas skandali edhe në Slloveni.

Pasi që ja u rikujtova pakëz se kush është Martin Berisha, pikërisht ky ambasador është bere molle sherri ne mes Presidentes e kryeministrit.

Qeveria vazhdon ta mbroje, madje edhe shefja e tij, Ministrja e punëve të jashtme Donika Gervalla, e kishte mbrojtur edhe presidentja, duke thënë “ne i besojmë” ambasadorit kur thotë që nuk është i përfshirë, madje i kishte sulmuar edhe mediat.

“Kjo s’është pyetje, është konstatim. Është për keqardhje se si ju konstatoni një gjë për një ambasador të Republikës së Kosovë se cila nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë, por është shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do t’i ndjekë rrugët ligjore” – kishte thënë ajo pas skandalit.

''Kështu që si presidente unë pres që për çdo çështje që publikohet të konfirmohen dhe ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur mohon akuza të tilla dhe natyrisht ai do të drejtojë të gjitha këto çështje në organet e drejtësisë dhe të gjithë presim organet e drejtësisë para se të konstatojmë diçka siç u konstatua” – kishte thënë ajo.

Por sa duke këto ditë ajo i ka honger fjalët e veta, pasi që në një në një intervistë për Kallxo.com, ka ndryshuar mendimin e saj për ambasadorin.

Tani presidentja Osmani mendon se Berishaj duhet të shkarkohet nga detyra derisa të përfundojnë procedurat hetimore ndaj tij.

Ajo ka treguar se herën e fundit kur ka qenë në Kroaci, nuk e ka takuar ambasadorin Berishaj.

“Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës. . Është mirë të largohet. Unë dua që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë në krye në vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheq vet. Në takime të përbashkët që i kemi bë, kryesisht Ministrisë së Jashtme” – ka thënë ajo të dielën më 8 shtator 2024.

Kujtojmë se kohëve te fundit janë acaruat marrëdhëniet mes Qeverisë e Presidentes, kjo e tregon edhe ndryshimin e qëndrimit të Presidentes, a është dashur që presidentja të pres që të acarohen marrëdhëniet më qeverinë në mënyre që ajo të distancohet nga Martini?

Kujtojmë se Martin Berisha, drejtuesi i Ambasadës në Kroaci, është përfshirë në një skandal të madh në Slloveni pasi ishte zënë duke marrë para kesh në një institucion financiar në vlerën që shkonte në 600 mijë euro, e për të cilën gjë Nacionale ka raportuar vazhdimisht.

Berishaj para disa muajve është intervistuar nga Prokuroria Speciale në Kosovë.

Lajme të ngjashme