Ministri ia dorëzoi çelsat, unë ia dërgova një set gotash - tek Bratislavi për përhajr në shtëpinë e re në Graçanicë
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e vizitoi të premtën Komunën e Graçanicës me ç’rast i bëri dorëzimin solemn të çelësave të shtëpisë familjes së Bratislav dhe Emilija Stanojeviq, si akt simbolik i vitit 2023 për Natën e Krishtlindjeve Ortodokse. Si gazetar që kam nisur të bëjë video storje nga terreni, u nisa në drejtim të Graçanicës, por para se të nisesha drejt kësaj qyteze e bleva një dhuratë për Bratislavin. Një dhuratë të zakonshme që bëhet tek ne kur dikush hyn në shtëpinë e re: një set gotash. Por udhëtimi drejt shtëpisë së Bratislavit ishte një sfidë në vete.
Sfida 1: Tek Komuna që spunon apo në Komunën e Graçanices
Bazuar në lajmërimin që kishte bërë Minsitria e Nenad Rashiqit, kuptohej se ministri do të vizitojnë objektin e Komunës së Graçanices. Mendova se fillimisht do të zhvillohej një ceremoni zyrtare e më pas do të niseshim drejt shtëpisë së Bratislavit. Por kur arrijmë tek objekti i Komunës, e kuptoj shpejt se aty nuk ka kurrfarë ceremonie. Meqënse është festë, komuna punonte vetëm deri në orën 14:00. Një zyrtar i komunës që ishte sigurim aty na thotë se aty nuk ka ndonjë ngjarje me ministrin e as ndonjë ngjarje ku dikujt i dorëzohen çelsat. Na sugjeron që të shkojmë në Llapnasellë, një fshat afër Graçanicës. Ikim për atje.
Sfida 2: Në Llapnasellë e kishte banesën, por jo shtëpinë e re
Arrijmë në Llapnasellë, tek shkolla e vjetër e fshatit. Aty ku na u tha që jetonë Bratisllavi. Por kur arrijmë aty nuk shohim asnjë veturë zyrtare e asnjë shtëpi të re që është e ndërtuar. E kuptoj se nuk jemi në adresën e duhur. Në ndërkohë tentoj që të kontaktoj me Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, por askush nuk e hap telefonin. Opsioni i vetëm mbetet që të flas me serbët lokal të Llapnasellës të cilët ishin mikëpritës dhe të gatshëm që të ndihmojnë. Me taksistin që më shoqëronte gjatë udhëtimit, tentojmë që të flasim e të marrim vesh: ku e ka shtëpinë Bratisllavi.
Këtë pyetje ia bënë shumë vetave taksisti i cili është pak në paranojë se mos po e kuptojnë që jena gazetarë.
“Jena prej ministrisë…”, thotë ai në një moment, teksa unë dhe kameramani tentojmë ta tregojmë të vërtetën.
“Jena prej gazetës, gazetar”, e përmirëson kameramani, taksistin. Asgjë nuk ndryshon tek serbët kur e kuptojnë se jemi gazetar, vetëm se ju duket interesant fakti që “kemi një dhuratë”. Një banorë i Llapnasellës na e gjen numrin e kontaktit të Bratisllavit dhe e kontaktojmë. Ai na dërgon lokacionin. Nisemi sërish për në Graçanicë.
Sfida 3: Ta gjejmë ministrin dhe t’ia dorëzojmë setin e gotave
Ora ka kaluar gati 14:30 dhe shpresat që ta takojmë minsitrin Nenad Rashiq teksa dorëzon çelsat shuhen. Por tentimi ynë që së paku ta takojmë Bratisllavin vazhdon. Pas disa minutash arrijmë tek shtëpia e tij. Shtëpia është ende e pa përfunduar. Në oborr ka ende dhe dhe gërmadha të mbetjeve të shtëpisë në ndërtim. Para shtëpisë është një kamion me mobilie enterieri. Punëtorët janë duke futur brenda orenditë e ndryshme. Përpara derës na pret Bratisllavi.
“Përhajr festa”, i them unë sapo e takoj. “Falemnderit”, ka then ai, teksa shfaqet paksa i habitur me dhuratën time.
“Qe një set gotash për përhajr në shtëpi, ta gëzosh”, i them unë teksa ia dorëzoj setin e gotave. Ai e merr dhuratën e vendosë në një dhomë tjetër. Shtëpia ka një korridor të vogël, një tualet, një dhomë të ditës me kuzhinë dhe një dhomë gjumi. Bratisllavi thotë se aty do të jetojë së bashku me bashkëshorten e tij Emiljan dhe dy vajzat. Kur e pyes se ku punon, ai më jep një përgjigje që nuk e prisja.
“Në komunën e Prishtinës punoj, bash më pëlqen”, thotë ai. Teksa na tregon më shumë gjendjen e shtëpisë, ai na tregon se krejt investimi në të është kryer nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Muhabetin më të gjerë mund ta ndiqni në videon që do të publikohet nga kjo sfidë teksa Bratisllavin e lash të gëzuar që hyri në shtëpi të re.