"Millosheviqi nuk osht nanën ia kajsha": Spektakël para seancës për shpërthimin te "Riza" - avokatja kapet me gardianë e gazetarë
Sot u mbajt gjykimi ndaj 11 të akuzuarve se si grup kriminal hodhën granata dore në dy lokale “Missini” dhe “Rizza Hair Sallon”.
Para se të fillojë seanca gjyqsore, avokatja e njërit prej të akuzuarve solli “spektakël” në sallë.
Ajo u kap me gardianët, besa edhe gazetarët.
Avokatja, me të drejtë kërkonte që të ulej pranë të mbrojturit të saj.
“Po du me u ulë te klienti jem. Kam nevojë me u ulë te klienti jem. Në prehën të të akuzuarit nuk mund të ulem”.
VIDEO: