Mesazhet mashtruese nga ‘Posta’ – dyshohet se vijnë nga Rusia dhe vetëm në iPhone
(Video-raporti: Oqean Dërmaku)
Disa mesazhe që kohëve të fundit ka pasë mundësi që shumë prej jush, t’i keni pranuar në telefonat tuaj janë shqetësuese. Pse duhet të keni kujdes?
Sepse janë mashtrim.
Aty thuhet se po ju kontakton Posta e Kosovës, kinse se pakoja që keni porositur ka arritur por që adresa është e pasaktë. Ju kërkohet që të hyni në një link, ku pastaj iu kërkohen të dhënat bankare.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të bini pre e këtij SMS-i, pasi që është totalisht mashtrim që ka për qëllim vjedhjen nga llogaritë tuaja bankare.
Ky mesazh, sipas informacioneve, nga kontaktet me ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike, pranohet vetëm tek përdoruesit e Apple, pra tek ata që përdorin Iphone.
Nëse e shihni me kujdes, lart keni edhe një email adresë prej ku ju vjen mesazhi, e cila sipas asaj që dihet deri tani, vjen nga Rusia dhe shpërndahet nëpër vende të ndryshme të botës.
Mesazhe të tilla janë pranu edhe në Gjermani, këtu (në video) i shihni edhe fotot, ku mesazhet janë të njëjta, bëhet fjalë për kinse mesazhe nga posta.
Pra forma e njëjtë, vetëm se dallon gjuha.
Ky lloj sulmi, sipas ekspertëve të fushës quhet inxhinieri sociale, ndryshe quhet ‘smishing’.
Smishing është lloj mashtrimi përmes mesazheve që pranoni në telefonat e juaj. Ka qenë shumë e përhapur edhe jashtë vendit në kohën e pandemisë, edhe mijëra qytetarë kanë rënë pre e këtyre SMS-ave.
Në këto mesazhe, zakonisht kërkohet me u instalu ndonjë softëare I cili pastaj merr informacione konfidenciale nga telefoni juaj, ose kërkohet plotësimi I ndonjë formulari ku kërkohen informacione tuaja personale si ato bankare.
Por si me u mbrojtë prej këtyre mesazhev?
Forma më e mirë e mbrojtjes nga këto mesazhe pikë së pari është mos përgjigjja në këto mesazhe, pra mos ktheni asgjë si mesazh.
Nëse ju thuhet se diçka është urgjente, mos e merrni me urgjencë për me u përgjigjë.
Nëse ju kërkohen të dhëna bankare, telefoni bankën tuaj për me marrë informacione, kontrolloni numrin apo emailin prej kah po vijnë këto mesazhe.
Çka duhet të keni parasysh është që kurrë të mos jepni informacione tuaja personale përmes telefonit?
Për këtë çështje, ju duhet të njoftoni edhe familjarët tuaj që janë të moshuar, të cilët zakonisht nuk kontrollojnë dy herë këto mesazhe apo telefonata dhe japin informacionet e tyre përmes telefonit.