Mehmetaj: Albin Kurti ashiqare punon për Serbinë, na duhet me sjell në pah kush është baba i tij - NACIONALE

Mehmetaj: Albin Kurti ashiqare punon për Serbinë, na duhet me sjell në pah kush është baba i tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një prej emrave më të atakuar së fundmi nga pushteti, është gazetari Lirim Mehmetaj. Sulmi i fundit, i paprecedent në formën qysh ndodhi, është kërkesa për paraqitje në Prokurori.

Në një bisedë me Berat Buzhalën, Lirimi flet prej shumë nga temat e ditëve të fundit dhe hedh dyshime e kritikë të ashpër ndaj Albin Kurtit, duke thënë se ‘ai punon ashiqare për Serbinë’.

“Vallahi unë mendoj që nuk ka nevojë për zgjehdje për me pa. ka plot njerëz që janë të pakënaqur po nuk e kanë alternativë asnjanen prej tyne, me çka unë nuk pajtohna.

Unë mendoj që Vetëvendosja është organizatë me elemente kriminale, që punon për Serbinë ashiqare.

Përderisa politikanët tjerë në Kosovë, për arsye dhe qëllime personale, kanë shkaktu dame në Kosovë, Albin Kurti e ka qëllim personal shkaktimin e dameve.

Është diferencë e madhe, nuk e ha këtë e kujt tjetër. Gjithsesi kështu qysh funksionojnë këta.

Pse e bën këtë send, pse Albin Kurti sipas teje angazhohet në këtë drejtim?

Pse është kundër Kosovës e është me Serbinë.

Pse Albin Kurti ish dashtë me qenë me qët’ Kosovës.

Një person që presupozon veten si një lider historik, çka i vyen qekjo trashegimi me çka ka avoku ai? Zero.

Ideja është me bo një transforim të madh shoqnor, me thanë gjithcka u shkatërru për 20 vjet.

Ky u taku edhe me limitet e veta.

Është komplet i papërgatitun se edhe papërgatitja çon në mëkat politik. Nuk është kjo që njerëzit i ka të dobët.

Na duhet me sjell në pah edhe kush është baba i tij, axha e tij, kush janë kanë këta n ëish system, a janë kanë najfarë familje e rebelume që e kanë luftu ish sistemi, a çka? “, thotë Mehmetaj.

Lajme të ngjashme