“Me gra tradhtojnë, jo me alienë”: Diskutim 'chill' mes prokurorit, gjyqtarit e avokates për propozimin e ri në Shqipëri para seancës për narkotikë
Para trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë dalur gjshtë të akuzuarit për kultivim të marihuanes në Suharekë.
Në shkurt të vitit 2022, ishin kapur 32 kilogramë marihuanë në procesin e tharjes në momentin e bastisjes, ndërsa ishin gjetur edhe 2 mijë e 59 bimë të llojit “cannabis sativa” të cilat ishin në procesin e rritjes nga 80 centimetra deri në 2 metra.
Po të ktheheshin në peshën e përpunimit do të arrinin peshën e së paku 800 kilogramë, ndërsa vlera e tregut të tyre do të arrinte në mbi 1 milion e gjysmë.
Para seancës, në një pauzë, gjykatësi, prokurori dhe avokatja gjetën hapësirë për të biseduar në lidhje me projektligjin për bashkëjetesa në Shqipëri.
Më pas në seancë ka dëshmuar njëri nga të akuzuarit, i cili ishte punëtor në laborator.
Ai ka treguar mënyrën se si ishte punësuar në mulli, dy javë para arrestimit.
I njëjti ka treguar edhe për mënyrën e pagesës që ishin marrë vesh dhe me cilar punë ishte marrë në laboratorin ku po kultivohejn substancat narkotike në katën e 7-të të një ndërtese.