Lushaku: MAShT nuk po u ndihmon as familjeve e as fëmijëve - NACIONALE

Lushaku: MAShT nuk po u ndihmon as familjeve e as fëmijëve

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore, duke thënë se kostoja reale që përballin prindërit është dukshëm më e lartë se mbështetja që ofron qeveria.

“Për fat të keq, ky vit shkollor nuk na gjen të përgatitur. Nuk ka pasur reforma përmbajtësore që të ngritin cilësinë në arsim. Fëmijët ndjekin mësimin në kushte minimale, ndërsa mësimdhënësit gjenden pa paga dinjitoze, pa përkrahje të duhur dhe me kushte të vështira pune. Ata nuk kanë mjete digjitale, as kurikulë digjitale. Po ashtu, prindërit përballen me vështirësi të jashtëzakonshme në sigurimin e teksteve, sepse Ministria e Arsimit, në pamundësi për të përmbushur obligimet ligjore, ia ka kaluar këtë përgjegjësi atyre. Shumica e prindërve sot, më 1 shtator, nuk i kanë marrë subvencionet e planifikuara për shkak të vonesave dhe mungesës së librave në librari e shtëpi botuese. Për më tepër, kostoja e librave është dukshëm më e lartë sesa do të ishte në rast se MAShT do t’i siguronte vetë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme