Lekaj flet për rastin e njohur si “53 milionëshi”: Jam i pafajshëm, nuk ka xhirollogari që nuk mu ka hetuar - NACIONALE

Lekaj flet për rastin e njohur si “53 milionëshi”: Jam i pafajshëm, nuk ka xhirollogari që nuk mu ka hetuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Në një intervistë për gazetën Nacional, ai ka thënë se është plotësisht i pafajshëm, duke shtuar se vendimi i shkallës së parë për këtë rast ka qenë i pa drejt.

Lekaj ka treguar se për disa vite i janë hetuar të gjitha xhirollogaritë.

“Për qytetarët po them, se nuk ka xhirollogari që nuk mu ka hetuar për dy vite rresht. Qytetarët duhet me dite që aty nuk jam i akuzuar për korrupsion, por për procedura. Në këtë drejtim, ju them qytetarëve se çdo procedurë është ndjekur ashtu siç duhet”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme