“LDK-ja pare, pare” - Përgjigja epike e Abdixhikut kur i lëshohen deklaratat e Pecit dhe Gërvallës
“As nuk e kam dëgju” – tha kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kur gazetari Burim Pacolli ia lëshoi deklaratën e Donika Gërvallës: ‘Ne as nuk kemi dhe as nuk e bëjmë marketingun aq të shtrenjtë si Lumiri’.
Në Lipjan, LDK mbrëmë zhvilloi tubim me simpatizantën e saj.
“Kjo mbështetje popullore është e jashtëzakonshme, falë punës së Imriut, falë punës së ekipit të LDK-së. Reflekton frymë të jashtëzakonshme.
Kam thirrjen time që të bëhen ndryshimi i madh. Të shikojmë nga e ardhmja, të mos ndahemi, të mos përçahemi. Jemi vend i vogël për përçamje”, tha Lumir Abdixhiku.
Kur Burimi ia lëshoi deklaratën e Donika Gërvallës dhe Faton Pecit, ku godisnin LDK-së, Abdixhiku tha:
“Po më dhemb veshi. Jo nuk e kam ni, po për besë”, tha ai.
Edhe Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, tha se po punojnë që të ndodh ndryshimi më 9 shkurt.
“Ne punojmë bashkë, nuk kemi nevojë me shprehe sa i duam ata ne dhe ata mua. Absolutisht është mirë pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje, është koha me u aktivizu të gjithë dhe ta ndalim këtë degradim”, tha Ahmeti.