Kushti i rëndë: Escobar ia shpjegon Kurtit sa "shumë të ndërlidhur" janë anëtarësimi nē Këshillin e Evropës me Asociacionin
Brukseli nuk është Strasburg, Strasburgu nuk është Bruksel.
Këtu s’kemi të bëjmë me pohime logjike të parimit të identitetit që A-ja nuk është B te Aristoteli; por me konkluzion qeveritar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot i tha ShBA-së, Francës, Gjermanisë që të mos ia ngatërrojnë dy kryqytete të dy proceseve, sipas tij të ndryshme,
E për shkak se, sipas tij po ia ngatërrojnë, ai e ndjeu nevojën t’ju thotë çka është çka.
Asociacioni kusht për KiE. Jo falemnderit, Kurti ju tha Jim O’Brien-it, Emmanuel Macron-it dhe Olaf Scholz-it.
Hiç s’kanë të bëjnë, nuk jan të ndërlidhura, tha ai, për Asociacionin me Këshillin e Evropës, apo që Strasburgu mund të jetë edhe Bruksel.
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, në një pyetje të Nacionales tha që – në fakt, PO – janë “shumë të ndërlidhura”.
Asociacioni dhe Këshilli i Evropës, Strasburgu e Brukseli, e këta.
Qe qysh!