Kurti zbulon detaje si u rrëmbyen policët kosovarë: Ishin ushtarë specialë të Serbisë, njësiti Kobra dhe SAJ; tregon çfarë po bënin policët tanë para kidnapimit
Kryeministri i Kosovës raportoi para deputetëve rreth rrëmbimit të tre policëve nga Serbia, por dha edhe detaje të reja.
Kurti zbuloi se personat që rrëmbyen policët ishin ushtarë specialë të Serbisë nga njësiti Kobra dhe SAJ.
Sipas Kurtit, policët po ruanin një hendek i cili mund të shndërrohej në urë të improvizuar për të kontrabanduar mallra nga Serbia në Kosovë.