Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se qeveria nuk ka probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por ka ‘vetëm dallime’.
Ai tha se ‘opozitarët po i zmadhojnë ndodhitë’- duke iu referuar veprimit të fundit të ShBA-së, e cila pezulloi fillimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.