Kur pret t'i nxjerrë 400 milionë eurot e investuara në Prishtina Mall? Këshilla tjera financiare nga Fatmir Zymberi - NACIONALE

Kur pret t'i nxjerrë 400 milionë eurot e investuara në Prishtina Mall? Këshilla tjera financiare nga Fatmir Zymberi

11 muaj më parë

nga Burim Pacolli

Në vlugun e një mori intervistash së fundmi që kam pasur rastin t'i bëjë me pjestarë të një përqindëshit (njerëz të pasur), më së shumti mësova nga Fatmir Zymberi, i njohur ndryshi si "Fatmiri i Jyskut", i cili është një prej investitorëve më të mëdhenj në Prishtina Mall.

Zymberi përndryshe është edhe drejtuesi i përfaqësisë së gjigantit të ushqimit të shpejtë në Kosovë, KFC, e të cilin e gjeta në zyrën e Berat Buzhalës në Nacionale, aty ku të dy do të zhvillonin një intervistë për emisionin "Ditari i Buzhalës".

Natyrisht, në përgatitje e sipër të skenës së "Ditarit", unë u futa spontanisht në zyrën e pritjes, aty ku Buzhala e Zymberi po shkëmbenin diskutime të rastit.

Një prej pyetjeve kryesore që kisha për t'i bërë Zymberit ishte se deri kur pretendonin ai së bashku me partnerët t'i nxirrnin 400 milionët e investuar në qendrën më të madhe tregtare të Evropës Juglindore.

Tjetër, "a ka dhezë apo s'ka dhezë Prishtina Mall?" Ishte një pyetje tjetër.

Cili është plani në rast se kjo qendër 400 milionëshe dështon? Për më tepër, pyetjet e mia nuk ishin të gjitha të ndërlidhura me këtë projekt.

Isha i interesuar të kuptoja më shumë edhe nga idetë biznesore dhe nëse Zymberi do të zbulonte për ne ca nga truqet e tij për të gjeneruar mjete financiare.

Si është rutina e një milioneri tjetër dhe si përceptohet jeta nëse nuk ekziston paraja si problem, ishin ca prej pyetjeve tjera.

Shikoni më poshtë për të mësuar më shumë nga përgjigjet.

Lajme të ngjashme