Ku janë dënimet "pas tre muajsh" për dinarin që po vazhdon si "mjet pagese" pa penguar? - NACIONALE

Ku janë dënimet "pas tre muajsh" për dinarin që po vazhdon si "mjet pagese" pa penguar?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“E hoqëm dinarin e Serbisë”.

Ky ishte konstatimi me anë të të cilit Lëvizja Vetëvendosje i mëshonte borisë së një suksesi që ia atribuonte qeverisjes së tyre.

Dhe kjo ndodhi më 4 shkurt, pas hyrjes në fuqi të Rregullores për Paratë e Gatshme, rregullore e BQK-së, që implikonte edhe cështjen e dinarit serb.

Vetëvendosja e pati lëshuar konkluzion e mësipërm javë para se Kurti të thoshte se “as që kam pasur idenë që BQK po merrte këtë vendim (të ndalimit të dinarit)

Para vetë Guvernatorit të BQK-së ishte lajmëruar Besnik Bislimi ku njoftonte se tashmë s’do të ketë dinar që hynë përmes kufirit “ku për secilin dinar të dërguar janë vjedhur pesë sosh nga sekserë të Beogradit”.

Plasaritjet në marrëdhëniet biletarale mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që pasuan janë tregim i mbarënjohur, e që kulmuan edhe me pranimin që Serbisë iu bë në thirrjen e saj për një seancë të jashtëzakonshme në Këshill të Sigurimit për të diskutuar për “dinarë”.

Goditja e rëndë që mori në nivel qortimi global – më shumë rreth etikës së zbatimit se sa kontestimit të vendimit si të tillë – shënonte një risi të një lloji të paprecedentë.

ShBA – që s’kishte qënë kurrë rasti – mori qëndrim pasiv ndaj Kosovës e cila u gjet e qortuar nga mbarë pjesëmarrësit në atë seancë të Kombeve të Bashkuara.

Nacionale kishte shtruar disa pyetje qysh para vetë zbatimit të Rregullores së BQK-së të cilat s’janë përgjigjur kurrë, as nga qeveria e as nga ky institucion.

Lajme të ngjashme