"Kthemani çikën": Babai përlotet pasi i iku vajza 16-vjeçare, ajo thotë se nisi bashkëjetesën me pëlqim - NACIONALE

"Kthemani çikën": Babai përlotet pasi i iku vajza 16-vjeçare, ajo thotë se nisi bashkëjetesën me pëlqim

1 muaj më parë

nga Mirlind Behluli

Shpejtim Krasniqi, banor i Rugovës së Hasit, ka një hall në familje. Në intervistën për gazetën Nacionale, Krasniqi ka akuzuar se vajza e tij 16-vjeçare është grabitur nga një familje tjetër, që po ashtu jeton në Gjakovë. Megjithatë, vazja e tij, që ende është minorene, u shpreh se me qejf ka filluar bashkëjetesën me një burrë, më të moshuar se ajo.

Gjatë intervistës, Krasniqi nuk i mbajti lotët, teksa fliste për vajzën e tij, e cila ka një javë që ka nisur një marrëdhënie të bashkëjetesës me një burrë në një lagje të Gjakovës, e banuar kryesisht me komunitetin ashkali.

“Çika m’u ka grabitë. Çika është e re. Mua ma kanë mashtru, e di evladin tem që ma kanë mashtru. Djali po mirret me sene t’këqija. Jam kanë që pesë here në polici, policia po më thotë që djali po e do çikën, çila p’e don djalin Unë nuk po di ku me shku me u anku?” – nis rrëfimin e tij Krasniqi.

“Edhe baba i atij djalit kurrëfarë lajmi s’po m’jep hiç. Bile me m’thirrë n’telefon se çika është te unë, p’e bojmë naj farë pajtese. Evladit tem po du me ja çel derën. Ai d.m.th. është ka ma manë si me dhunë çikën. Unë po ju lutna si juve, si policinë, unë evladin tem s’du me lanë!” – vazhdon ai.

Në rrëfimin e tij, Krasniqi pretendon se vajza e tij është mashtruar, duke kërkuar ndihmë që ajo të kthehet në shtëpinë e tij.

“Jo, s’kam mujtë me fol veç vet me çikën. Krejt janë kanë qaty në oborr, s’ma lejshin. Për krahu ma kapke qaj burri i vet! Çika i ka 16 vjet…Jam kanë pesë herë n’polici, pesë herë policia m’kanë thanë s’ki çka me ardhë se djali e ka dashtë, e ka marrë.” – tregon ai.

“Po, çika jetime oshtë. Zemra jeme e di çka ka hjekë…qe qikjo kojshia ju bijke kah një copë bukë. I rujke qikjo kojshia mos m’u kallë e mos m’u bo najsen. Unë, ju lutna, s’po du me lanë evladin tem qaty dhe paç. Njeri me drogë oshtë, ma mëson evladin me drogë. Çka me bo unë atëhere? Me mytë vetëveten une? Ju lutem, çikën me ma pru në shpi” – thotë ai i përlotur.

Në shtëpinë ku vazja 16-vjeçare shkoi, kanë tjetër rrëfim. Madje, vetë vajza tha se gjithçka ishte me pëlqim reciprok.

“Ajo punë u kry ore vëlla. Ata naj kanë bo përhajr, krejt jemi në rregull, policia e krejt, u kry kjo punë” – tha baba i djalit që mori vajzën 16-vjeçare.

Ndërsa vetë vajza 16-vjeçare tha shkurtimisht që “nuk ka shanca, nuk keni çfarë me ardhë ma”.

Policia e Kosovës, përmes një bisede telefonike, tregoi se dy palët, pra vajza dhe djali, janë ftuar nga prokuroria dhe gjatë intervistimit kanë deklaruar se gjithçka është bërë me pëlqim reciprok.

Lajme të ngjashme