Kryetari i Istogut: Qeveria na harroi, s’përbën faj as krim fakti që jemi me LDK-në
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, në një bisedë me gazetarin Vullnet Krasniqi, thotë se Qeveria e ka lënë anash Istogun.
Dihet – thotë ai – që ‘Istogu është LDK’, por kjo ‘nuk përbën as faj, as krim’, thotë ai.
“Istogu është prej komunave që ka lajme më së paku. Përdoret prej politikanëve herë kur iu konvenon për të mirë, herë me injorancë, por është vend që nuk prodhon skandale.
Qeveria e Republikës, kemi raporte me të, kemi komunikim me të.
Për vitin që jemi tash, planifikim buxhetor nuk ka.
Përmes memorandumeve po arrijmë mandej me tërhjeke fonde për projekte të caktume.
Por, planifikim buxhetor prej Kuvendit që votohet prej deputetëve, nuk ka.
Qytetarët e Istogut janë LDK, a është faj ky, a është krim?”, thotë Ferati.