Kosova në top 5 vendet me më së shumti barnatore në Evropë: Pse? - NACIONALE

Kosova në top 5 vendet me më së shumti barnatore në Evropë: Pse?

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Kosova me më së paku farmacistë në Evropë për kokë banori.

Prej 2019 ka shpërthyer hapja e barnatoreve, nuk ka rregulla për distancë mes tyre - sikur në BE.

Vetëm në Prishtinë sipas të dhënave zyrtare të qershorit janë fiks 228 barnatore. Në krejt Kosovën janë mbi 884 barnatore në listën e publikuar në mars te vitit 2023.

Ndërsa janë 135 depo farmaceutike sipas regjistrit të qershorit 2023.

3 mijë e 900 e 64 barna janë të licencuara për t’u shitur në Kosovë. 300 prej tyre prodhohen në Serbi, pasi kohëve të fundit po flasim për çka, kush, tek, qysh e ka origjinën prej Serbisë. Por s’është me rëndësi.

Me rëndësi është me ditë se cilat janë rregullat për me hap një barnatore në Kosovë?

Duke hulumtar për këtë punë hasa në një punim të Arianit Jakupit, profesor i farmacisë dhe Kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Rregullat për themelimin dhe kushtet të cilat duhet të plotësohen për barnatore janë të përcaktuara në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/ L-190 si dhe në Udhëzimin Administrativ për Qarkulluesit me pakicë për produkte dhe pajisje medicinale nr.11/2015.

Në dokumentin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Korniza ligjore dhe rregullatore për barnatoret, jepen shembuj të ndryshëm lidhur me funksionimin e barnatoreve në shumicën e shteteve evropiane prej të cilit në tabelën e mëposhtme po paraqesim vetëm disa të dhëna:

Në Kosovë ekziston një barnatore për 2 mijë e 60 njerëz, ndërsa në vendet e BE-së është një barnatore për 3 mije e 245 qytetarë.

Në Kosovë 1 barnatore i ka mesatarisht një ose dy farmacistë, ndërsa në BE janë një deri në katër farmacistë.

Në Kosovë nuk ka të caktuar ndonjë distancë mes barnatoreve, ndërsa në BE shumica kanë distancë 200 deri 500 metra larg njëra tjetrës.

Në Kosovë, barnatore si biznes mund ta hapë çdokush me kusht që të ketë të punësuar farmacistë, por në shtete të ndryshme evropiane ka rregulla strikte për hapjen e barnatoreve: p.sh. në Gjermani, themelimi i barnatores mund të bëhet vëtëm nga farmacisti si pronar dhe shërbyes në barnatore.

Në vendet e BE-së, në barnatore ofrohen edhe shërbimet profesionale (rishikimi i terapisë, vaksinimi, testimi, monitorimet e ndryshme) ndërsa në Kosove jo.

Sipas hulumtimit në arkivat e AKPPM-së, shohim se, sidomos prej vitit 2019, numri i barntoreve është rritur në mënyrë domethënëse dhe ka tejkaluar mestaren evropiane, gjë që në një mënyrë edhe e rrezikon funksionimin normal të tyre.

Ne vitet 90-ta besoni apo jo, nuk kanë qenë as 100 barantore në krejt Kosovën. Nëvitin 2001 numri ka shkuar në 350 të tilla. Dhjetë vjet pas, në vitin 2011 ky numër ka shkuar në 480, ndërsa në 2021 mbi 800 të tilla. Numri i barnatoreve vazhdon të rritet me nga 100 plus çdo vit.

Kosova është në mesin e 5 shteteve me numrin më të madh të barnatoreve në Evropë dhe, me trendin që ka, mund të jetë shpejt edhe në top tri shtetet. Dmth kemi më shumë barnatore sesa në krejt vendet e BE-së përpos Sllovenise, Kroacisë dhe Belgjikës.

Lajme të ngjashme