Kosova e fundosur në ujë — Pamje nga droni - NACIONALE

Kosova e fundosur në ujë — Pamje nga droni

1 vit më parë

nga Festim Gërguri

kamera: Bedri Asllani

Disa mbi gomone e disa të tjerë mbi vetura, qytetarët bënin përpjekje që t’i mbijetonin nivelit alarmant të ujit.

Këto pamje janë në Mitrovicë, që është një prej qyteteve të prekura masivisht nga vërshimet.

Njëjtë si Mitrovica, pësuan edhe Skenderaj dhe Klina, por edhe vendbanime tjera në Kosovë.

Deri tash nuk raportohet për ndonjë viktimë si pasojë e këtyre vërshimeve.

Por dëmet materiale janë të shumta.

Vetura të dëmtuara dhe të rrokullisura, kishte pothuajse në çdo rrugë të Skenderajt.

Aty u panë edhe pronarët e këtyre veturave, që nuk kishin arritur t’i nxjerrnin nga uji.

Në vend të ngjarjes, tashmë ka dal komisioni për vlerësimin e dëmëve.

Niveli i ujit është rritur shumë, si pasojë e reshjeve të vazdhueshme të shiut.

Në fshatin Llaushë të Skenderajt – ku të enjten mbrëma u shpëtuan një grua dhe një burrë – janë dëmtuar shumë shtëpi.

Disa prej shtëpive tashmë janë të pabanueshme.

Për vërshime është raportuar edhe në komunat tjera të Kosovës.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka njoftuar se zyrtarët e saj janë duke bashkëpunuar me drejtoritë komunale për situatën në terren.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Lajme të ngjashme