Kompania ia mori 20 mijë euro, puna nuk u krye: Qysh u mashtrua mërgimtari nga Zvicra për ndërtimin e vilës
Janë bërë më shumë se dy jav që gazeta Nacionale po merret me hulumtimin për mashtrimin që kompania G&G Exclusive ua bëri shumë qytetarëve për ndërtimin e vilave.
Kjo kompani sipas rrëfimeve të publikuar në Nacionale, ua kishte marrë klientëve të tyre parat dhe vilat nuk ua kishte përfunduar asnjëherë. Bëhet fjalë për mbi gjysmë milioni euro dëm që kjo kompani ua bëri klientëve të saj.
Në vazhdim është rrëfimi i radhës, që tregon për mashtrimin që ua bëri kjo kompani. Kësaj here bëhet fjalë për qytetarin nga Gjilani, me vendbanim në Zvicër i cili i kishte dhënë 20 mijë euro për vilen që nuk ia përfunduan.
Vlen të thesohet se pronari i kompanisë, Grani Gojani është një muaj paraburgim, dhe se rasti tashmë është duke u hetuar nga organet e rendit.