Kirurgu tregon dëmet që mund të shkakton zorra qorre, nëse vonoheni për trajtim - NACIONALE

Kirurgu tregon dëmet që mund të shkakton zorra qorre, nëse vonoheni për trajtim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ajo që njihet si ‘zorra qorre’, është një prej problemeve të shpeshta te njerëzit. Kirurgu Naser Plakolli, në emisionin Health Matters të Nacionales, tregon si më poshtë:

“Një pacient me zorrën qorre, zakonisht fillon me dhimbje barku, mundime, vjellje. Ata zakonisht drejtohen te mjekësia familjare. Mandej mjeku varësisht prej situatës së tij, e drejton në Klinikë.

Kur vjen te ne, kërkohen disa ekzaminime, si laboratori, ultrazëri, në shumë raste kur ka dilema edhe me CT.

Kur përmblidhen të gjitha këto, mandej merret vendimi nëse është për operacion, në atë ndërrim qysh është, ai pacient kryhet dhe operohet.

Pra, ky grup kryhet me urgjencë, nuk ka me pritë për termine.

Dëmet që mund të shkaktohen për shkak të vonesës, janë të konsiderueshme.

Mund të marrë kallje të barkut, zorrëve, është një operacion i rëndë edhe me vështirësi masandej, edhe nëse kalon operacionin ata pacientë mund të kenë problem të ngjitjes së zorrëve ose në disa raste me hernije – që i themi ne, pra dëmet janë të konsiderueshme”, thotë ai.

Lajme të ngjashme