Vetëm 36 shtretër në dispozicion, pak infermierë e shumë pacientë brenda Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës
Në Institutin e Psikatrisë Forenzike të Kosovës trajtohen personat që janë me urdhër të gjykatave e të cilët kanë kryer vepra penale.
Ky institut në dispozicion i ka 36 shtretër në shfrytëzim, e sipas drejtorit Shpend Haxhibeqiri, ky numër nuk është i mjafueshëm. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, deri më sot nuk është ndërmarrë asgjë. E një problematikë tjetër me të cilën përballet ky institucion është mungesa e repartit për gra e fëmijë.
"Numri i kapaciteteve tona, që nga 2019 prej 36 shretër është tërë kohën me kapacitet të plotë. 100% në shfrytzueshmëri. Ne kemi bërë kërkesa, kemi diskutuar edhe me akterë të sotëm edhe më herët që numri i shtretërve duhet të rritet edhe për 50 shtretër. Pra të dyfishohet pasi që nuk kemi repart për femra, për trajtim të detyrueshëm në ndalim, nuk kemi repart për femra, të paraburgosur dhe nuk kemi repart për fëmijë ose adoleshent të cilët kanë kryer vepra penale".
E përpos mungesës hapësirave e shtretërve, edhe IPFK po përballet me mungesë të infermierëve.
"Fillimisht vështirësia themelore për neve është mungesa e vendeve pra. Nuk mundemi me i dalë kërkesave të cilat i parashtrojnë sistemi juridik i Kosovës. Pastaj e dyta problematikë më e madhe është mungesa e stafit infermieorë i cili prej vitit 2019 ne i kemi humb 8 punëtorË të cilët kanë shku në gurbet ose e kanë lëshu punën për arsye të ndryshme dhe nuk janë zëvendësu këto infermiere asnjëherë. Momentalisht nëpër reparte ku 50% janë persona që kanë kryer vepra të rënda si vrasje, tentim vrasje, që kanë çrregullime mendore qëndron vetëm 1 infermier ose infermiere me 12 persona në një ndërrim".
Ani pse kanë bërë kërkesa të një pasnjëshme për shtimin e personelit shëndetësor, ende nuk është ndërmarrë asgjë.
"Sigurisht brenda vitit 2022 rreth 5 kërkesa mirëpo edhe këtë vit kemi bërë kërkesë pashtu por nuk ka aprovim. Ka aktualisht konkurs sa e di unë për 100 infermierë po a do të jemi ne në atë pjesë pra të ndarjes së infermierëve nuk e di".
Në këtë institut ka pacientë të cilët qëndrojnë me vite të tëra pasi që nuk kanë ku të shkojnë ose edhe për shkak të rrezikshmërisë e gjendjes së tyre nuk mund të lirohen.
"Për trajtim të detyrueshëm në ndalim ne kemi një pacient i cili është prej ditës së parë, qe 8 vite po shkon në vitin e 9. Kemi edhe nja dy-tre pacienta që janë 5 vite për arsye se të njëjtit nuk kanë ku të shkojnë edhe e dyta për arsye të rrezikshmërisë pastaj veprës, gjendjes së tyre, ne nuk jemi në gjendje që të shkojmë me rekomandim për ndryshim masës...për këtë arsye ndoshta do të qëndrojnë ndoshta edhe gjatë tërë jetës së tyre këtu".
Duke e pasur parasysh se shumica e institucioneve shëndetësore publike përballen me mungesë të barnave, ky istitucion momentalisht po qëndron mire.
VIDEO: