Kandidati për teknik pylli në Prishtinë thotë se konkursi u manipulua e se të pranuarit “pa shkollë” e plotësuan testin “për 5 minuta”
Një qytetar ka treguar për Nacionalen se ani se kreu edukimin e nevojshëm, ai dhe disa persona të tjerë kanë rënë nga test për teknik të pylltarisë në Komunën e Prishtinës.
Siç ka rrëfyer ai, i gjithë konkursi ka kaluar me dallavere:
“Me mbushë testin aq shpejt, e me dalë të partë, na me shkollë me ra, unë e kam ditë që s’pranohna…Asnjëri prej tyre nuk e ka shkollën e kryme”.
Tutje, qytetari thotë se janë pranuar dy persona me ndikime familjare.
“Nja 4 kandidatë ose pesë, e kanë drejtimin si unë, teknik i pylltarisë dhe jemi të ceritifkuar për këtë drejtim. Janë marrë dy persona me ndikime familjare, njëri prej tyre kalon moshën 63 vjeçare dhe janë pranuar si zyrtar, teknik të pylltarisë në Drejtorinë e Inspekcionit.” – thotë ai.
Nacionale nuk ka mundur që në mënyrë të pavarur t’i verifikojë këto pretendime.
Video e plotë: