“Ka t’brendshme midis qytetit”: Nxënësja në Gjilan me akuza të rënda ndaj profesorit për ngacmim në klasë me 14 shkurt
Një 15-vjeçare dyshohet se ka qenë viktimë e një rasti ngacmimi seksual, që sipas saj ka ndodhur gjatë orës së mësimit.
Drejtori i shkollës, Roland Masurica, konfirmoi rastin në një prononcim për Nacionalen.
"Për pretendimet e tyre se ka ngacmim gjatë orës mësimore nga mësimëdhënsi në fjalë, njoftimin e kam marrë me 28 shkurt. Në zyre kanë ardhë dy vajza të klasës 11-3. Ato më kanë informuar se si ka shkuar ngjarja në klasë atë ditë”.", tha ai ndër të tjera.
Ndërkohë, daja i të miturës dyshon se dikush po qëndron në krah të mësuesit pasi sipas tij ende nuk është marrë asnjë masë lidhur me akuzat për ngacmim.
15-vjeçara ka rrëfyer për Nacionalen ngacmimet e vazhdueshme që ka përjetuar nga mësimdhënsi.
Ndiqni videon e plotë:
“Ka t’brendshme midis qytetit”: Nxënësja në Gjilan me akuza të rënda ndaj profesorit për ngacmim në klasë me 14 shkurt - Flet edhe daja i saj dhe dyshon se “dikush qëndron pas tij”