Joseriozitet, arrogancë, absurditet: Kush është në të vërtetë kryenegociatori i Kosovës?
Kohë negociatash. Kohë sanksionesh. Kohë e pakohë, mund të thoshte dikush. Pra, kur akrepat e orës nuk lëvizin për Kosovën në pritje të ndonjë zhvillimi të rëndësishëm që mund t’i bëjë sërish të lëvizin.
Eh, në këtë kohë negociatash duhet ta kuptojmë kush është – sipas pikëvështrimit tonë – kryenegociatori ynë në negociatat me Serbinë.